Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti i VV’së: Bislimi nuk është pjesë e listës pasi është shef i shtabit, për Aliun do të flasë ai vetë

 
   

Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, ka komentuar mos përfshirjen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut në listën për deputetë për zgjedhjet e ardhshme.

Thaçi ka shpjeguar se Bislimi, si shef i shtabit zgjedhor, nuk ka qenë pjesë e listës as në vitin 2021, duke e cilësuar atë një nga organizatorët më të mirë të mundshëm të zgjedhjeve.

Sa i përket Liburn Aliut, Thaçi ka thënë se nuk di arsyen për të cilën nuk është përfshirë në listë, duke e vlerësuar atë si një ndër ministrat më të suksesshëm të VV-së.

“Bislimi është shef i shtabit dhe për këtë arsye nuk ka qenë pjesë e listës njëjtë ka vepruar edhe në vitin 2021. Bislimi është njëri ndër organizatorët më të mirë të mundshëm për organizimin e zgjedhjeve. Për Liburn Aliun nuk e di pse nuk është pjesë e listës, edhe ai është njëri ndër ministrat më të suksesshëm por do ja lëjmë kohës dhe të deklarohet ai vet. Liburni është shtylla kryesore e VV”, ka thënë Thaçi.