Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti i VV’së kërkon qasje në dokumente për rezervat shtetërore, Ministria thotë se janë sekrete

Visar Korenica, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje po insiston që të ketë qasje në dokumentet për rezervat shtetërore.

Ato dokumente, Ministria e Tregtisë i cilëson si sekret shtetëror, duke mos i dhënë qasje deputetit – cili ka disa kohë që është kritik ndaj partisë së tij.

Por Korenica thotë se e ka këtë të drejtë dhe qasja në këto dokumente është gjëja më normale.

Kjo situatë vjen pas përgjimeve të fundit të zyrtarëve në ministri të cilët flasin për vaj e grurë, produkte që klasifikoheshin në rezerva shtetërore.

Në opinion po kërkohet sqarime nga Rozeta Hajdari se çfarë ndodhi me vajin e grurin, duke hedhur dyshime për keqpërdorim mjetesh financiare në emër të blerjes së këtyre produkteve.

”Qasja në dokumente publike do duhej të ishte gjëja më normale dhe në të njejtën kohë inkurajuese për çdo shtetas të Republikës së Kosovës që ka për qëllim kërkesë për llogaridhënie për shpenzime të parasë publike, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi“.

”Ajo çfarë dje kemi bërë me Blendin i cili përveç se përkrahës i Lëvizjes dhe kritik i dalluar, është shembull i një aktivizmi qytetar karshi qeverisjes aktuale nga e cila qytetarët presin përgjegjësi dhe angazhim ndryshe nga qeverisjet e kaluara, për atë dhe jemi mbështetur dhe votuar. Dhe, çfarëdo dyshimi që mund të lind në publik që është në interesin tonë si shoqëri dhe që angazhohemi për shtetndërtim, duhet sqaruar, për të hequr çdo paqartësi, nga organet tona të drejtësisë, dhe për të mos lënë hapsirë për manipulim. Pasuria shtetërore mbrohet në shumë forma, edhe me një letër A4“, ka shkruar Korenica në Facebook.