Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet në orët e vona të mbrëmjes, me praninë e vetëm të deputetëve të VV-së, për miratimin me procedurë të përshpejtuar të një sërë projektligjesh në shqyrtim të parë dhe të dytë, njërën prej të cilave u thirr edhe seancë e jashtëzakonshme.
Por ishin dy deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që sapo kuptuan se po mbahet seancë, u nisën drejt Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, së bashku me deputetin Pal Lekaj, kanë shkuar mbrëmjen e së enjtes në Kuvend për të kundërshtuar mbajtjen e seancës në orët e vona nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Tahiri ka kritikuar mënyrën e organizimit të seancës, duke e cilësuar si “kontrabandim të ligjeve” dhe një veprim të papranueshëm që nuk ka arsyetim logjik.
“Çka jeni dukë bërë. Jo nuk ka asnjë arsyeshëm, a jeni duke e ditë çka jeni duke bërë, sinqerisht jam duke iu pyetur. Qysh more seancës të jashtëzakonshme në pik të natës, pa arsye. Po as nuk ka Rusia as Kina… e as luftë nuk ka, të sigurt jeni, mos u tutni. Prapë mblidhni, i bëni 62 deputetë. Arsyeja pse jemi bashkë me Palin është me iu thënë së s’ka një logjikë, asnjë argument. Është kontrabandim i ligjeve”, ka thënë Tahiri.
Konjufca ironizoi duke i përgëzuar që kanë vendosur të vijnë në seancë në ato orë të vona, çka shkaktoi të qeshura të shumta. E Tahiri i AAK-së, pyeti pushtetin se çka po bëjnë në këro orë të vona.
“Çka jeni dukë bërë. Sinqerisht, a jeni duke e ditë çka jeni duke bërë. Qysh more seancës të jashtëzakonshme në pik të natës, pa arsye. A na e ka mësy Rusia a Kina… “, tha Tahiri.
Kurse kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili iu drejtua Tahirit me ironi: “E prej atje je ardh me na kallxu diçka që e lexuam në Facebook”.