Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth vendimit të BQK-së për valutën qo do të përdoret në Kosovë.
“Disa i rrahën ushtarët e NATO-s deri në shtrimin në spital, të tjerë e bëjnë të qartë se vetëm monedha kombëtare e njohur është e vlefshme në territorin e tyre.
Mund të shqetësojë disa njerëz, por edhe në Gjermani ne paguajmë vetëm në euro, jo dollarë apo paund”, ka shkruar Roth, duke i reaguar Ambasadës së Serbisë në Republikën Federale të Gjermanisë.
Postimi
Kjo e fundit kishte shkruar në ‘X’ se Kosova ka ndërmarr hapin të rrezikshëm përshkallëzues duke ndaluar përdorimin e dinarëve serbë, duke krijuar një krizë tjetër dhe duke ua bërë jetën serbëve të Kosovës të padurueshme.