Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja britanike: Ndaj Kosovës po mbahet qëndrim i pabarabartë nga ndërkombëtarët

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns thotë se bashkësia ndërkombëtare po mban qëndrim joproporcional karshi Kosovës.

Ajo i ka reaguar ambasadorit amerikan Hovenier i cili dje tha se do të surprizohej nëse ndonjë zyrtar i Kosovës do të mund të udhëtonte në ShBA në këtë kohë.
“Mungesa e parandalimit ndaj Beogradit tregon mungesë ekuilibri dhe jokoherencë strategjike”, ka shkruar Kearns.“Dështimi për të penguar militantët e armatosur, financuesit dhe furnizuesit e tyre me armë, rrezikon të inkurajojë përshkallëzimin e mëtejshëm”, shkruan tutje ajo.

Megjithatë sipas Kearns, marrja e ndërtesave komunale mund të ishte organizuar në bashkëpunim me aleatët dhe me njoftim paraprak për KFOR-in.“Edhe pse vë në pikëpyetje se çfarë ‘shkopinj’ do të ishin përdorur kundër Kosovës për t’i penguar ata të lejojnë të zgjedhurit në mënyrë demokratike të përdorin zyrat e tyre”, shkruan deputetja britanike.
Kearns po ashtu ka shkruar se “nuk i takon ShBA-së të diktojë vijimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.“Nuk i takon SHBA-së të diktojë nëse kjo do të vazhdojë”, shkruan Kearns.