Deputetja nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi , ka thënë se qyteti I Gjilanit ka mbetur aty ku e ka lënë ish kryetari Lufti Haziri, mos dhe me keq.
Ndërsa ka thënë se me qeverisjen e re për këto dy vite në Gjilan nuk ka pasur asnjë projekt, por vetëm degradim, nepotizëm e arrogancë.
Postimi I plotë I Bunjaku-Rexhepi
Gjilani ka mbet aty ku e la Luta.
Mos edhe më keq.
-Asnjë projekt,asnjë punë këto dy vite. Degradim,nepotizëm, arrogancë e mosdije nga praktikantët e Komunës.
U zotuam në ndryshime,në të mirë e sinqerisht.
Bashkë,do ta kthejmë në rrugën e re,në rrugën e drejtë,do të vazhdojmë me projektet e nisura e do të përfundojnë vetëm me Lutën dhe LDK në Gjilan.
Shumë shpejtë e sigurtë.