Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit për Kodin Civil

 
   

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, deklaron se nuk do të ndryshoj qëndrimin e saj, sa i përket votimit për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë.

Deputetja Balje thotë se përkundër trysnisë së paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti se do të merret personalisht për sigurimin e votive për kalimin e Kodit Civil, ajo nuk do të ndryshoj qëndrim.

‘’Unë nuk e ndryshoj qëndrimin tim’’ tha shkurt Duda Balje.

Para deputetes Balje, edhe deputeti i VV-së, Gazmend Agusholli deklaroi se do të votoj përsëri kundër Kodit Civil, që mundëson lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë

Në anën tjetër kryeministri Kurti tha se rreth kësaj çë shtje është caktuar edhe vendimi për mbledhjen e Qeverisë.

‘’Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë’’ deklaroj Kurti.

Po ashtu Kurti tha se po e bënë këtë pas shtetit të Malit të Zi, duke iu ofruar qytetarëve të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini

“Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini’’ theksoj Kurti.