Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja e AAK-së: Qeveritarët bëjnë patriotizëm tek Ujmani, por këta janë luftëtarët e vërtetë

 
   

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj në një postim të saj në facebook, thotë se qeveritarët sot po mendojnë që me foto tek Ura e Ibrit dhe Ujmani, po bëjnë patriotizëm.

Ajo ka publikuar një foto me dy invalid të luftës, që thotë se i dhanë nga një dorë atdheut në luftën e fundit.

Postimi i plotë:

Mjerim me këtë qeveri ku na ka pru:

Po mendojnë se me selfie e me foto te ura e Ibrit e ne Ujman po bajnë patriotizëm:

Po mashtrohi o te mjere se sakrifica për atdhe nuk ashte ajo e juaja po e këtyre invalidëve në foto:

Në të djathtën time invalidi Qerim Gjocaj dhe në të majtën Binak Dina, që të dy atdheut i kanë dhuruar nga një dorë.

Respekt për ju bashkëluftëtar, e falënderues për tanë jetën!