Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka folur për protestat e pjesëtarëve të policisë speciale të Kosovës. Ajo ka thënë se ata meritojnë rritjen e pagave, ndërkohë që ka akuzuar deputetët e Vetëvendosjes që s’e kanë përkrahur Rezolutën për një gjë të tillë.
Krasniqi ka thënë se Kurit mbase do t’ua rrisë pagat kur të vije koha e zgjedhjeve. Ajo e ka quajtur Kurtin edhe “mashtrues”, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët “s’do t’i besojnë atij”
“Nuk besojë më që qytetarët e Kosovës do t’i besojnë këtij mashtruesi. Deri tash i ka mashtru. Nëpër çdo vend ku ka shku ka thënë familjarët janë për dasma, çdo ministër e deputet kanë të punësuar në qeveri e institucione, ka thënë Zajednica s’kalon, po kalon edhe mirë”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se shumë votues të VV-së janë të zhgënjyer me Qeverinë Kurti.