Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pasi Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është intervistuar nga Prokuroria Speciale në Prishtinë.
Ajo tha se Berishaj është dashur të shkarkohet.
“Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë. Imazhi i tillë i ambasadorëve duke u intervistuar nga prokuroria speciale e duke qenë në detyrë, flet për diplomaci jo kredibile dhe të korruptuar. Kjo nuk i duhet Kosovës!”, ka shkruar ajo.
Tutje Musliu Shoshi tha se “Martini s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet ku jepet përgjegjësi për drejtësi”.