Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga PDK-ja, Blerta Deliu në një postim të saj në facebook shkruan se procesi i Hagës duhet të zhvillohet në mënyre të drejtë dhe pa paragjykime.
Ajo shkruan poashtu se vendimi final po afrohet dhe konfirmimi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, vetëmbrojtëse dhe çlirimtare.
Postimi i plotë:
Është thelbësore që procesi i Hagës të zhvillohet në mënyrë të drejtë, të shpejtë dhe pa paragjykime, duke respektuar shtetin ligjor dhe kushtetutën e Republikës tonë.
Këto kanë qenë parimet në të cilat kemi besuar – dhe në të cilat duam të besojmë deri në fund.
Çlirimtarët tanë e kanë dëshmuar secilën ditë të këtij procesi pafajësinë e tyre.
Vendimi final po afron, përkundër zgjatjes së pajustifikueshme, e bashkë me të edhe konfirmimi se: lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, vetëmbrojtëse dhe çlirimtare.
#MeÇlirimtarët