Inçizimet e publikuara në media të shefes së GP të partisë në pushtet, Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit të Listës Serbe, nuk ka sjellë asnjë problem për njërën nga deputetet e VV-së.
Fjala është për Arbreshë Kryeziu-Hyseni. Ajo në një intervistë ka folur lidhur me këtë çështje.
Deputetja e VV-së tha se në përgjimet e publikuara nuk ka pasur diçka të veçantë.
Sipas saj, opozita i ka nxjerrë nga konteksti disa pjesë të bisedës së audio-incizimeve.
“Nuk kam parë diçka të veçantë aty se Kusari-Lila është shefe e GP dhe në vazhdimësi shefat e grupeve komunikojnë në mes vete dhe kanë edhe takime se koordinohen për çështje të ndryshme për rendin e ditës e punën që ndërlidhën me Kuvendin, ai takim nuk ka tingëlluar problem për mua aq më tepër kur takimi ka ndodhur në zyre dhe jo fshehtas dhe larg opinionit publik. Kjo ka qenë një tendencë tjetër e opozitës për të shkaktuar amulli në krejt këtë situatë duke nxjerr nga konteksti shumë pjesë të bisedës”, u shpreh deputetja.