Arjeta Fejza, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë.
Deputetja e VV ka theksuar se turi ballkanik i Ramës përfundon në Serbi.
Tutje, Fejza ka shkruar se duhet parë nëse Rama do t’ia përmend presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve.
“Në turin ballkanik të Ramës që përfundon në Serbi është me rëndësi të shohim se a do t’ja përmend Vuçiqit gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët?!”, shkruan ajo.