Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja Hoxha pasi ish-missi rrëfeu dhunën nga burri: Drenushë mos u turpëro për asgjë, dhunës duhet jo me i thanë

 
   

Ish-miss Kosova, Drenusha Latifi, ka rrëfyer se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj. Ajo ka ndarë edhe fotografi nga lëndimet trupore që i ka marrë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila ka përkrahur ish-missin dhe jep mesazhin ndaj grave që “dhunës duhet t’i thotë secila jo”.

“Drenushë mos u turpno për asgjë. Dhunës duhet jo me i thanë secila nga ne. E di që është vështirë me dal në publik e me i fol këto gjana, por ama duke mos fol kemi arritur në këtë pikë”, shkruan deputetja Hoxha.

Postimi i saj i plotë:

Drenusha Latifi e mbajë mend të re e të brishtë.

E bukur atëherë dhe e bukur sot.

Por sot një grua e fortë të cilës i’u ka sosur durimi për tekat dhe budallakun e burrave që gruan e shohin si trofe, si pronë dhe si kukull ku shfryejnë pasiguritë e xhelozitë e veta.

JO dhe JO.

Drenushë mos u turpno për asgjë. Dhunës duhet jo me i thanë secila nga ne. E di që është vështirë me dal në publik e me i fol këto gjana, por ama duke mos fol kemi arritur në këtë pikë.

Paq uratën dhe ditë të reja plot dritë bashkë me fëmijët.