Margiona Geci e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrë hapa që të kërkojë nga shteti t’i rikthehet pasuria e konfiskuar familjes së ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Xhafer Deva.
Deputetja ka thënë se në prill të këtij viti ka pranuar një letër nga familja Deva e Mitrovicës.
Në letër, ajo thotë se familja Deva ka kërkuar që pasuria e ‘konfiskuar jashtëligjshëm nga regjimi jugosllav’ t’i rikthehet sërish familjes.
“Familjes Deva nuk i është kthyer kurrë pasuria e konfiskuar nga ushtria jugosllave. Tani është e lehtë të kuptohet se kush ishte Xhafer Deva. Ka dokumente të CIA-s që tregojnë se Xhafer Deva ishte ministri më i suksesshëm i Punëve të Brendshme të Shqipërisë me 78 mijë metra katror”, ka thënë ajo.
“Unë kërkoj nga kjo mazhorancë që bashkë me ne t’ia kthejë pasurinë familjes Deva”, ka thënë Geci.