Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, ka përmendur siç i quan ajo fitore të Qeverisë nën udhëheqjen e Albin Kurtit.
Targa, liberalizimi, raketat e të tjera janë ndër fitoret e Qeverisë Kurti, vetëm këtë dy muaj të fillimit të vitit.
Postimi i plotë:
Targat RKS ✅️
Liberalizimi i vizave ✅️
SHBA pranon kerkesën për blerjen e raketave
” Javelin ” ✅️
Njohja e pasaportave nga Spanja ✅️
Heqja e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli ✅️
Faturimi i energjisë në veri ✅️
Ndalimi i futjes së dinarit jashtë bankave ✅️
Këto janë fitoret e Republikës së Kosovës në kuadër të Qeverisë Kurti në vetëm dy muajt e parë të këtij viti!
Ndërsa ‘kush ka humb si dinari’ e nuk po e çelin gojën për këto fitore të shtetit populli ua ka treguar vendin e ka me ua tregu sërish.