Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja Musliu Shoshi: Apelon për ndihmë urgjente pas zjarrit në pyjet e Lubeniqit

 
   

Deputetja Ariana Musliu Shoshi ka bërë një apel për ndihmë urgjente lidhur me situatën alarmante që ka përfshirë pyjet e Lubeniqit.

Ajo nëpërmjet rrjetit social Facebook ka theksuar se banorët po përballen me një sfidë të madhe, duke u munduar të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta dhe jo adekuate, ndërkohë që flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore.

“Tejet shqetësuese zjarri që ka kapluar pyjet e Lubeniqit. Banorët janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta, jo adekuate, ndërsa flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore. Situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese për ata që po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej! Ju bëjë thirrje institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë sipas përgjegjësisë që kanë”, ka thënë Musliu Shoshi.

Deputetja ka shpërndarë edhe disa fotografi të cilat e tregojnë gjendjen aktuale në zonën e bjeshkës së Lubeniqit.

Ajo ka kërkuar që institucionet, si ato lokale ashtu edhe ato qendrore, të reagojnë menjëherë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.