Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja shprehet kritikuese ndaj Qeverisë – ka këtë porosi për kryeministrin Kurti!

 
   

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.

Ajo është shprehur shumë kritikuese për Qeverinë Kurti.

Deputetja ka radhitur të gjitha gjërat që sipas saj nuk kanë qenë në të mirë të vendit.

Krasniqi filloi me rritjen e çmimeve e deri tek ikja e të rinjëve nga vendi.

Ndër të tjera ajo tha që kemi parë regres dhe stagnim në shumë fusha, nisur nga diplomacia, kemi 0 njohje të reja, 0 anëtarësime në organizata ndërkombëtare e skandale të panumërta.

Ne kemi qenë zëri më kritik i kësaj qeverie, e cila nuk ia ka sjellë asnjë të mirë vendit në këtë periudhë të qeverisjes. Ajo çka kemi parë dhe po e shohim tani është varfëria më e shprehur tek qytetarët, si pasojë e inflacionit në ekonomi, ngritjes së vazhdueshme të çmimeve, jemi dëshmitar të shtrenjtësimit të energjisë elektrike, dy herë radhazi gjatë kësaj periudhe qeverisës, ndërkohë që pagat nuk kanë lëvizur as për pensionistët e as për skemat sociale, pastaj jemi dëshmitar të ikjes masive të qytetarëve, si pasojë e kësaj gjendje të rënduar, sepse nga dëshira dhe të mirat as kush nuk ik, veç nga zori, e kjo qeveri i ka detyruar në masë të madhe qytetarët të largohen nga vendi.

Kemi parë regres dhe stagnim në shumë fusha, nisur nga diplomacia, kemi 0 njohje të reja, 0 anëtarësime në organizata ndërkombëtare e skandale të panumërta. Nepotizmi nuk ka qenë asnjëherë më i theksuar se sa në këtë periudhë qeverisëse, kushërinjtë dhe dajallarët nuk i lanë vetëm për dasma, siç thoshte dikur Kurti, por sot janë të punësuar së bashku me familjarët e tyre në institucionet publike. Janë kapur shumë ndërmarrje e po vazhdojnë të kapen edhe shumë pozita tjera të rëndësishme për funksionimin e shtetit”, u shpreh Krasniqi për “Bota sot”.