
Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar.
E kjo e ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë.
Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë në vendin tonë, nga Dheu i Bardhë shkojnë deri në një orë e gjysmë, mëngjesin e së dielës.
Kolona e automjeteve shkon në një kilometër gjatësi.
Kështu bëjnë të ditur të dhënat e përditësuara sot rreth orës 07:07.