Dermatologia, Nexhmije Kusari ka thënë se efektet anësore të injektimit të botoxave dhe fillerit janë shumë, ku sipas saj, produktet duhet me qenë të verifikuara.
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Herët”, Kusari tha se klienti duhet të ketë kujdes, sidomos te produktet e lira të cilat vijnë nga Kina.
“Efektet anësore te injektimi i botoxave dhe fillerit, ashtu mund të themi që ka shumë kudër efekte se para se me filluar me i bë, duhet me i treguar klientit se cilat janë efektet e dëmshme, kur duhet të bëhen kur nuk guxon të bëhen, duhet me qenë sterile, edhe në vendin ku punon, produktet duhen me qenë të verifikuara sepse ka produkte të cilat vijnë nga Kina, produkte që janë shumë të lira dhe nuk janë të verifikuara dhe nuk kanë prejardhje të paditur që duhet të punohet me shumë kujdes”, ka thënë Kusari.
E pyetur se a ka komplikime te ndërhyrja, ajo tha se mund të ndodhë bllokimi i enëve të gjakut dhe alergjitë e ndryshme.
“Varësisht se nuk domethënë që nuk është punuar në mënyrë profesionale, por varësisht ndodhin bllokimi i enëve të gjakut, ndodhin alergjitë e ndryshme që janë ndoshta ndonjëherë shumë të shprehura, mirëpo edhe personat jo-adekuat të cilët me kushte të ndryshme punojnë është një pikëpyetje e madhe për vendin tonë”, u shpreh ajo./teve1.info/