Afaristi Lazim Destani ka qenë i ftuar nga Parlamenti Evropian në takimet e fundit që janë mbajtur në Bruksel me titull “Mbarimet dhe Fillimet”.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Destani ka bërë të ditur se në PE në mesin e shumë politikanëve është takuar edhe me eurodeputetin austriak, Lukas Mandl, i cili është përkrahës i madh i Kosovës.
Detasni po ashtu, ka bërë të ditur se në këto takime që ka pasur me lidershipin evropian, aty është diskutuar edhe zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, e veçmas në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e në Shqipëri, si edhe mbi integrimin e tyre në BE.
“Mësimet nga e kaluara por edhe nga e tashmja duhet t’i shërbejnë rritjes së vlerave dhe forcimit të marrëdhënieve tona universale. Takimet me miq nga Parlamenti Evropian si dhe me miq nga lidershipi i vendeve të shumta pjesëmarrëse janë gjithmonë me peshë për vendet tona. Me shumë miq këtu diskutuam mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, e veçmas në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e në Shqipëri, si edhe mbi integrimin e vendeve tona në familjen e madhe evropiane”, ka shkruar Destani ndër të tjerash.
Postimi i plotë i Destanit, pa ndërhyrje:
I ftuar nga Parlamenti Europian në Bruksel, me moton “Mbarimet dhe Fillimet”, pata kënaqësinë e pjesëmarrjes në këto takime.
Në kohë sfidash globale eventet si këto janë të rëndësishme e frytdhënëse pasi në to shkëmbehen përvoja e dalin mendime konstruktive në dobi të ekonomisë e të politikës në përgjithësi. Mësimet nga e kaluara por edhe nga e tashmja duhet t’i shërbejnë rritjes së vlerave dhe forcimit të marrëdhënieve tona universale.
Takimet me miq nga Parlamenti Europian si dhe me miq nga lidershipi i vendeve të shumta pjesëmarrëse janë gjithmonë me peshë për vendet tona. Me shumë miq këtu diskutuam mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, e veçmas në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e në Shqipëri, si edhe mbi integrimin e vendeve tona në familjen e madhe europiane.