Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dëshmitari Dediq deklaron se shqiptarët ia kishin plaçkitur shtëpinë

Në seancën e së enjtes në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari Predrag Dediq deklaroi se në kohën kur ai ishte larguar nga shtëpia, shqiptarët e kishin plaçkitur atë.

“Unë kam fjetur me shqiptarë dhe në mëngjes kur desha të kthehem në shtëpi, ajo (bashkëshortja) vuri re se kishin marrë perdet e shtëpisë, se gjatë natës kur kishin hyrë shqiptarët në shtëpinë tonë dhe kishin plaçkitur çka mundeshin dhe nga ai moment dhe më tej unë kur u largova nga shtëpia, ata kishin marrë gjithçka”, tha dëshmitari Dediq.

Ndvrsa, pohoi se paraushtarakët me uniformë kishin ardhur në Rahovec.

“Kishin paraushtarakë me uniformë, jo nga Rahoveci por që erdhën në Rahovec”, pyeti avokati Keohe, gjë të cilën e pohoi dëshmitari Dediq.

Dëshmitari u pyet lidhur me atë se çfarë i kishte thënë Ismet Tara lidhur me këta persona.

“Mendoj se gruaja juaj Bozhana, në fakt Bozhanës, Ismet Tara i tha se kishte shumë banda nga Shqipëria që kishin ardhur dhe se ai nuk mund t’i dinte të gjitha ato dhe të merret me të gjithë”, pyeti avokati Keohe.

Dediq tha se këtë gjë Ismet Tara e kishte thënë me sinqeritet.

“Po ashtu më tha, po. Ne e njohim Ismet Tarën dhe ai na e tha atë me sinqeritet”, tha Dediq.

Ai tha se kishte dëgjuar se persona paraushtarakë dhe banditë kishin ardhur nga Kaçaniku për të shkaktuar trazira në Rahovec.

“Ata që erdhën e që hynë në apartamentin tim, ishin nga zona përreth, por nuk ishin nga Rahoveci”, shtoi dëshmitari.