Dëshmitari i 39-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W01493 do të vazhdojë dëshminë e tij edhe në seancën e nesërme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pyetjet për këtë dëshmitar ka filluar që t’i parashtrojë ZPS e përfaqësuar nga prokurori Nathan Quick.
E gjithë dëshmia e këtij dëshmitari gjatë ditës së sotme është dëgjuar në sesion privat edhe në kohën kur mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Luka Misetic ka filluar kundërpyetjet për dëshmitarin.
Sipas asaj çka lexoi prokurori, dëshmitari sot kishte thënë se Thaçi ishte personi më i lartë në UÇK gjatë kësaj periudhe kohore.