Në gjykatën e Pejës është duke u dëgjuar si dëshmitar Beqë Hamzaj, babai i djalit të vrarë në autobus, i cili po kthehej nga shkolla më 26 nëntor të vitit 2021, në sulmin e të cilit mbetën të vrarë 3 persona në Gllogjanit të Deçanit.
Ai rrëfeu momentet e mbrëmjes kritike duke thënë se djali i tij kthehej zakonisht nga shkolla në orën 18:50 minuta, kurse atë natë i kishte shkruar nënës së tij diku rreth orës 18:35.
“Atë natë djali im i ndjeri, diku edhe 25 në 7 i ka shkru nanës së vet “Bama bukën gati se jam ka vijë e nuk vanohna”. Mu zakonisht djali m’vijke në 15 në 7 ose 10 në 7. E kam marr telefonin dhe e kam thirrë” – nisi dëshminë në gjykatë babai i të ndjerit.
“Më është lajmëruar një djalë tjetër. Më ka thënë mos e leni pa ardhë se na kanë gjujtë me automat në autobus” – tha Hamzaj sot.
Ai tha se kishte qenë i pari që kishte mbërritur te vendi i ngjarjes.
Për këtë vrasje të rëndë po akuzohen Kreshnik, Halil e Kastriot Mehmetaj.
Sipas Prokurorisë, vrasja ka ndodhur “për motive hakmarrëse pa çarë kokën për pasojat” të familjes Mehmetaj ndaj tani të ndjerit G.Gj., duke e ndërlidhur vetëvrasjen e motrës së të akuzuarve Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj, H.M., me tani të ndjerin G.Gj.
Viktima ishin 2 nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., dhe shoferi i autobusit G.Gj.
Vrasja kishte ndodhur në orët e mbrëmjes deri sa një autobus po qarkullonte në rrugën nëpër Gllogjan