Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Dështimi me tekstet shkollore’ – Opozita thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Subjektet politike opozitare kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme parlamentare për mungesën e teksteve shkollore për nxënësit që kanë filluar sot vitin shkollor.

Kërkesën për seancë e kanë bërë anëtaret e Komisionit Parlamentar për Arsim.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka bërë me dije se kjo kërkesë e komisionit është mbështetur edhe nga deputetët tjerë.

Ajo ka treguar se seanca synohet të mbahet të hënën.

“Prandaj, ne, deputetët e opozitës – anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, kemi iniciuar thirrjen e Seancës së Jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet të hënën, më 04 shtator. Në kushtet e paaftësisë dhe mosveprimit të qeverisë, Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe ti kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj’, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Ajo ka bërë me dije se dështimi për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit është prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeveria.

“Ky vit i ri shkollor, po fillon i shoqëruar me njërin prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie: pse Dështimin për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindrit janë të braktisur. Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë”, ka shkruar ajo.

Në kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, e cila i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca thuhet se ministria ka dështuar ta përmbushim obligimin ligjor për nxënësit.

“Derisa ligji në fuqi për arsimin parauniversitar ka përcaktuar se shkollat fillore është i detyrueshëm dhe i njëjti ofrohet falas. Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit për herë të parë ka dështuar të përmbush detyrimin ligjore për ofrimin e teksteve falas për nivelin e Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Ulët”, thuhet në kërkesë.