Gjatë ditës së sotme ishte paraparë të bëhej konstituimi i Komisionit parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Mirëpo në këtë mbledhje munguan anëtarët nga radhët e LDK-së dhe disa anëtarë të LVV-së e PDK-së.
Këta të fundit edhe kanë thirrur këtë komision, raporton Indeksonline.
Në mungesë të pjesëmarrjes së shumicës, komisioni vendosi që mbledhja të shtyhet për javën e ardhshme./