Në mungesë kuorumi, dështoi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë të mbahej të mërkurën.
E kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bazuar në kompetencat e tij caktoi që vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara në seancat e kaluara të mbahet të enjten.
Detaje rreth kësaj dha shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila.
E në deklarimin për media, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra njoftoi se javën e ardhshme do të iniciojnë një diskutim për migrimin e qytetarëve.
Teksa bëri të ditur se janë në pritje që Qeveria ta sjellë për ndryshim Ligjin për tatimin në pronë.
E nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës patën kritika për mazhorancën.
Besnik Tahiri akuzoi deputetët e pushtetit për papërgjegjësi totale në Kuvend.
Derisa potencoi se kanë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme sa i përket sigurimeve shëndetësore.
Kuvendi në seancën plenare të së enjtes do të diskutojë pikat e mbetura nga seanca 8 dhe 14 shkurti.