
Në mungesë kuorumi ka dështuar votimi i propozimit të PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK’së.
Kështu tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Konstatoj që Kuvendi nuk i ka numrat për me ia dhënë një epilog kësaj çështje, kështu që mbetet për një ditë tjetër”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, në këtë seancë nuk kanë qenë prezent deputetët e LVV-së, pasi të njëjtit në fillim të seancës janë larguar.