Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dështon propozimi katalunas për njohjen e Kosovës, s’merr votat në Kuvendin e Spanjës

 
   

Parlamenti i Spanjës s’e ka përkrahur propozimin e “Junts” që Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Nisma për të cilën është debatuar të martën në Parlamentin e Spanjës është hedhur poshtë nga partitë PSOE, PP dhe Vox, ndërsa “Sumar” ka abstenuar, shkruan eruopapress.com.

Deputetja e PSOE, Obdulia Tbaoadela Alvare, gjatë debatit të martën kishte deklaruar se pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e Kosovës dihet dhe mbetet i pandryshueshëm.