Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dështon sërish konstituimi i Komisionit hetimor për rezervën shtetërore

 
   

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk është konstituar as pas tentativës së tretë shkaku i mungesës së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesuesi në këtë komision, Rashit Qalaj ka përsëritur sërish nevojën për konstituimin e këtij komisioni.

Qalaj: Është shumë i nevojshëm konstituimi i këtij komisioni hetimor për shkak të dyshimeve për keqpërdorime

Është hera tretë që po i presim koleget në pushtet që t’i bashkohen këtij komisioni dhe bashkërisht të bëjmë konstituimin e komisionit, mirëpo po e shihni që sërish mungojnë…Është shumë i nevojshëm konstituimi i këtij komisioni hetimor për shkak të dyshimeve për keqpërdorime më Ministrinë e Industrisë me rezervat shtetërore”, tha Qalaj.

Edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka akuzuar partinë në pushtet për pengesën që po e bënë për të konsitituar këtë komision.

Lekaj: Sa i përket konsituimit të Komisionit po shihet se ata janë pengesë

Sa i përket konsituimit të Komisionit po shihet se ata janë pengesë, po shihet se këtu po fshihet diçka dhe mendoj që asnjëherë në praktikat parlamentare pas votimit në Parlament nuk ka ndodhë që mos të konsitutohet apo të pengohet konstituimi i komisionit hetimorë”, tha Lekaj.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Rexhepi-Bunjaku tha se veprimet e pozitës në këtë rast janë të papranueshme.

Sipas saj, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka humbur interesimin që e kishte sa ishte në opozitë që t’i qojë hajnat në burg.

Rexhepi-Bunjaku: Në opozitë VV e kishin mendjen t’i qojnë hajnat në burg, ndërsa në pozitë po bashkëpunojnë

Është e papranueshme nga ana e pozitës, sepse janë e njëjta pozitë që ka bërë shumë zhurmë në Kuvend, seancë plenarë, ka diskutuar dhe në një mënyrë kanë kundërshtuar formimin e këtij komisioni hetimor, sepse nuk janë të interesuar t’i qojnë hajnat në burg, sepse hajnat në burg e kishin pas mendjen t’i dërgojnë veç kur kanë qenë në opozitë, e në pozitë po bashkëpunojnë me hajnat”, tha Rexhepi-Bunjaku.

Mes tjerash, Bunjaku tha se e vetmja derë është bashkëpunimi me media në këtë drejtim.

Ndërkaq, deputetja tjetër nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica ka propozuar që mbledhja e radhës të mbahet të premten, ndërsa sot t’i dërgohet ftesa.

Kica: Mendoj që ne t’i caktojmë disa mbledhje nga sot, pra të dërgohen disa ftesa për të premten, hënën dhe martën

Mendoj që ne t’i caktojmë disa mbledhje nga sot, pra të dërgohen disa ftesa, jo vetëm për të premten, le të dorëzohet një ftesë për të premten, një për të hënën dhe një për të martën e ardhshëm, në mënyrë që në tre mbledhjet e radhës të jenë të ftuar njëra pas tjetrës, që dashtë Zoti i kujtohet dikujt me ardhur, vjen. Nëse jo, e kemi mundësinë me tri mungesa të pajustifikueshme me kërkua zëvendësimin…22:42 Edhe nëse miratohet plani i punës me këtë mënyrë se si ata nuk po duan të bashkëpunojnë, do të na bllokojnë gjithë komisionin, sepse çdo diskutim në komision, momentin që njëri nga ta del jashtë dhe e anulon kuorumin ne duhet të ndërpresim mbledhjen”, tha Kica.

Me këtë u pajtua edhe kryesuesi i këtij komisioni, Qalaj.

Qalaj derisa propozoi që takimi i radhës të mbahet të premten nga ora 11:30, shtoi se pavarësisht tentimeve të qeverisë për të dështuar këtë komision, këta të fundit nuk do të ndalen.

Qalaj: E kishim propozuar që takimi i radhës të jetë ditën e premte prej orës 11:30

E kishim propozuar që takimi i radhës të jetë ditën e premte prej orës 11:30, pastaj të hënën nga ora 10:00 dhe të martën nga ora 13:00…24:50 Unë ende shpresoj se ata do të vinë dhe thjesht të vazhdojmë me punë, do të shohim tentativën e të premtes. Nuk do të mund të ndalet ky Komision, hetimi parlamentar për keqpërdorimet për rezerva shtetërore do të vazhdoj. Prokuroria e ka punën e saj” përfundoi Qalaj.

Kujtojmë se, gjatë javës së kaluar ka pasur dy tentativa për konstituimin e këtij komisioni, i cili pritet të hetojë keqpërdorimet e pretenduara me rezervat shtetërorë në ministrinë e drejtuar nga Rozeta Hajdari.