Vendi ynë gjatë këtyre ditëve të fundit është përfshirë nga masa të ngrohta ajrore, të cilat gjatë ditës së sotme kanë arritur deri në 19 apo 20°C.
Edhe të dielën gjatë ditës do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira, përderisa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu.
Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të arrijë fronti i ftohtë nga veripërëndimi i kontinentit, duke sjellur destabilizim të fuqishëm të motit.
Reshjet fillimisht do të jenë në formë të shiut, lokalisht me rrebesh, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh në zona të caktuara, më pas në orët vijuese të mbrëmjes si dhe gjatë natës, përpos reshjeve intensive të shiut, lokalisht do të përzihen dhe shndërrohen në ato të borës, përfshirë edhe disa zona të ulëta.
Po ashtu, të dielën gjatë ditës do të ketë erëra mjaft të forta nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 20-75 km/h, ndërsa gjatë kalimit të frontit do të zhvendoset nga drejtimi i veriut. Ka mundësi të ketë dëme materiale!
Reshjet e shiut dhe borës do të vazhdojnë lokalisht edhe në orët e mëngjesit të së hënës, përderisa dita do të vijojë me diell dhe vranësira si dhe me ngritje të temperaturave rreth 10°C maksimalet, ndërsa në lokalitete do të paraqiten reshjet e izoluara të shiut. /MeteoKosova/