Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Detaje nga rasti – burri plagosi bashkëshorten në Fushë – Kosovë, pak ditë pas lirimit për dhunë në familje

 
   

Një burrë ka plagosur gruan e tij mëngjesin e së martës në Bresje të Fushë Kosovës. 73 vjecari kishte shtënë 4 herë në drejtim të saj. Gjendja e viktimës është stabile, ndërsa i dyshuari ditë më parë ishte arrestuar për dhunë në familje por u lirua brenda 24 orëve.

Krismat e armës zgjuan banorët e fshatit Bresje në Fushë Kosovë mëngjesin e së martës.

Një grua 42 vjeçare u plagos rënd nga burri i saj 73 vjeçar.

Ngjarja ndodhi në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë.

I pranishëm në vendin e ngjarjes gjatë momentit kritike ishte edhe një fëmijë i moshës 12 vjeçare, i cili dyshohet të jetë i çifiti.

Ai pa gjithçka me sytë e tij.

Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën edhe ekipet e emergjencës në Fushë Kosovë të cilët dhanë detaje për gjendjen e viktimës.

“Thirrja është marrë nga Policia e Kosovës në orën 7:30, pra është marrë thirrja për asistencë mjekësore urgjente në vend të ngjarjes kur jemi shku pacientë ka qenë stabile me plagë me armë zjarri gjithsejte kanë qenë tri plagë, një në krahur një në regjionin lopal dhe një në krahun e majtë”, tha Rina Sadiku, doktoreshë në emergjencën në Fushë Kosovë.

E hetimet se si ndodhi ngjarja për disa orë u kryen nga pjesëtarët e policisë së Kosovës, të cilët madje edhe bllokuan edhe qarkullimin në këtë pjesë.

Policia e Kosovës dha detaje në lidhje me rastin.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, u tha nga Policia.

73 vjeçari ishte arrestuar me 2 gusht nën dyshimin për dhunë në familje, por i njëjti është liruar pas 48 orëve.

Sipas Prokurorisë Themelore, ndaj tij ishte ngritur aktakuzë, por pas shqyrtimit filllister ishte propozuar masë e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore ndaj të pandehurit.

“Gjykata pati refuzuar propozimin e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ashtu që ndaj të pandehurit I.A, është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. 73 vjeçari është arrestuar sot me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’, ’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Mospërfillja e gjykatës’”, thuhet nga Gjykata.

Për këtë rast ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, ishte reagimi i Haxhiut.

Gruaja e plagosur gjatë ditës është bartur në njërën nga klinikat e QKUK-së meqë gjendja e saj është stabile.