Biznesmeni Christos Gialia, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës në Mandra pranë banesës së tij, është qëlluar me të paktën 15 plumba.
Atentatorët më pas i kanë vënë zjarrin makinës së viktimës dhe kanë hedhur kallashnikovin me të cilin kryen krimin brenda automjetit. Trupi i viktimës është gjetur i karbonizuar brenda mjetit ku udhëtonte në rrugën “Agia Aikaterini”.
Qëllimi i autorëve ishte që të shkatërronin sa më shumë gjurmë, pasi e dinin që zjarrfikësit do të hidhnin ujë për të shuar zjarrin në automjetin që digjej.
Vrasja ka ndodhur në një distancë më pak se 200 metra nga shtëpia e biznesmenit dhe dyshohet se autorët kishin ndjekur lëvizjet e tij.
Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e autorëve që u larguan nga vendngjarja me motor