Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit 34-vjeçarit Kaludio Myrtaj në Itali.
Sipas gazetës italiane “La Stampa”, hetuesit dyshojnë se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie.
Kamerat e zonës kanë fiksuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes.
Nga dinamika, hetuesit deri më tani kanë zbuluar se autori ka përdorur një pistoletë me silenciator dhe priti deri sa të dilte nga punishtja pronari, i cili shkoi për të blerë benzinë për traktorin. Në këtë moment, vrasësi ka qëlluar me pistoletë shqiptarin.
Për këtë arsye hetimet janë kategorizuar si vrasje me paramendim.
Ka qenë pikërisht pronari i punishtes i cili lajmëroi policinë kur u kthye, pasi pa trupin e pajetë të 34-vjeçarit.