Një grua është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa është plagosur vëllai i saj.
Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në këtë qendër në orën 14:40.
I dyshuari është arratisur fillimisht, por në më pak se një orë Policia ka arritur ta arrestojë.
“Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femër ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Policia për KOHËN
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë se ish-bashkëshorti është i dyshuar kryesor.