Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin.
Gjeloshi ka deklaruar se autorët janë prezantuar si polic në momentin që janë futur brenda objektit po ashtu dhe rojës, i cili ka qenë prezent.
Ata më pas kanë qëlluar drejt Ardjan Gjeloshit dhe Selman Mihana, i cili mbeti dhe viktimë e këtij atentati.
Dyshohet se Kanë qenë dy makina që janë përdorur në këtë atentat dhe dyshohet se njëra makinë ‘Range Rover’ është vjedhur disa kohë më parë në një karburant në autostradën Lezhë-Laç.