
Marsela Pushani 40-vjeç është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë me thikë motrën e saj Amanda Pushani.
Ajo ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin.
40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.
Marsela Pushani ka mbaruar studimet për Gjuhësi në Universitetin e Tiranës dhe aktualisht ishte mësuese Gjuhë Letërsie.