Sot në orët e pasditës ka ndodhur një aksident trafiku në mes një treni dhe një kombi në fshatin Krushevë e Madhe e Komunës së Klinës.
Si shkak i saj kanë ndërruar jetë dy persona.
Në lidhje me këtë për Insajderin është deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Prokurori i shtetit ka dal në vendin e ngjarjes njëkohësisht ka shkuar edhe në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe nga mjeku kujdestar i është konfirmuar vdekja e dy viktimave. Prokurori i shteti ka urdhëruar dërgimin e trupave të pajetë në IML për obduksion”, ka thënë ai.