Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Detaje të reja për rusin që u arrestua në Leposaviq, kush është personi që po e voziste furgonin?

Dje rreth orës 13:52, në fshatin Zërnosek të Komunës së Leposaviqit, u ndalua një furgon i tipit Volkswagen, me targa “H304XE799”, i cili në Kosovë kishte hyrë përmes territorit të Serbisë.

I dyshuari Igor Dimitrievich, 37 vjeçar, shtetas rus, pasagjer furgonit, u ndalua nga Policia për shkak se kishte kaluar pikën kufitare në mënyrë të paautorizuar, duke e drejtuar vet furgonin.

Burime te medias pohojnë se i dyshuari është dërguar së pari në Stacionin Policor në Leposaviq, për t’u bartur më pas në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë.

Rreth orës 18:31, rusi Dimitrievich ka arritur në Mitrovicë, i shoqëruar nga Policia, ku edhe është intervistuar.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Ndalimit Policor në Mitrovicë.

Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”