Policia në Gjakovë janë duke vazhduar kërkimet për gruan që ditën e premte është hedhur nga ura e Fshajt.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se kërkimet për të janë duke vazhduar.
“Njësitet e kërkim – shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet por deri tani ende nuk është gjetur viktima”, tha ai.
Ndryshe, të premten rreth orës 10:00 Policia ka pranuar informatë se një gra ka rënë nga ura e Fshajt.