2 të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi kanë nxitur një 26-vjeçare të pinte drogë dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të. Ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim.
Në pranga kanë rënë Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti është shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.