Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Dha shembullin e një burrështetasi”, Kurti përkujton 100 vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit kryeministër të Shqipërisë

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 100 vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit si kryeministër i Shqipërisë.

Kurti theksoi rolin kryesor të Nolit në historinë shqiptare, duke vënë në dukje udhëheqjen e tij të Lëvizjes së Qershorit, e cila rrëzoi qeverinë e kryeministrit Iljaz Vrioni në 1924.

“Fan Noli erdhi në krye të Shqipërisë si kryeministër i qeverisë së saj, si një nga drejtuesit e Lëvizjes së Qershorit, një organizimi opozitar që në mes të qershorit 1924, e pëmbysi qeverinë e kryeministrit Iljaz Vrioni, i cili ishte një eksponent në pushtet i liderit politik të atyre viteve, Ahmet Zogut”.

Kjo përmbysje që është quajtur edhe revolucion, ishte rezultat i përplasjeve të ashpra dhe rivaliteteve të forta politike në vitet e para pas Luftës së Parë Botërore, kur po përcaktohej natyra e shtetit shqiptar dhe kur po definoheshin kufijt e tij”, shkroi Kurti ndër të tjera.