Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Dhimbja e dhëmbit tregon se keni probleme në këtë organ të trupit

A e dini se dhimbja më e vogël e dhëmbëve mund të jetë shenjë e një problemi në trupin tuaj? Sipas mjekësisë lashtë kineze ekziston një lidhje e fortë mes dhimbjes së dhëmbëve dhe gjendjes së organeve të brendshme. E thënë më ndryshe, problemet me dhëmbët e caktuar tregojnë problemet me organet e caktuara.

Ekspertët tregojnë se si dhëmbët e përparmë janë ngushtë të lidhur me veshkat, stomakun, veshët etj. Para së gjithash duhet të keni parasysh se higjiena e dhëmbëve është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndaj në shumë raste dhimbja lidhet me kariesin, gurëzat etj. Megjithatë, dhimbjet e caktuara mund të tregojnë edhe inflamacione në pjesë të ndryshme të trupit.

Ju ftojmë t’i shihni më nga afër:

Dhëmbët e përparmë – inflamacioni i fshikës urinare, inflamacioni i veshit, inflamacioni i veshkave.

Dhëmbi i parë (angina) – inflamacioni i prostatës.

Dhembjet kronike në dhëmbin e syrit – inflamacioni i fshikëzës së tëmthit, hepatit.

Para dhëmballa (gjendet midis dhëmbit të syrit dhe dhëmballës) – kolit, reaksione alergjike, inflamacioni i mushkërive.

Dhëmbi i katërt (i sipërmi dhe i poshtmi) – probleme me gjurin, bërrylat dhe supet, probleme me zorrën e trashë.

Dhëmbi i gjashtë i poshtëm – probleme me venat dhe arteriet, arteriosklerozë.

Dhëmbi i gjashtë i sipërm – inflamacioni i vezoreve, probleme me mukozën dhe pankreasin, sinuset.

Dhëmballa e poshtme – probleme me mushkëritë (astmë bronkiale), shfaqja e polipeve në zorrën e trashë.

Dhëmballa tetë – probleme me shëndetin kardiovaskular, shkruan Helathy Food Forever.