Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Dhimbjet e qafës, cilat janë profesionet më të rrezikuara

Dhimbja e qafës është një nga ankesat më të zakonshme te njerëzit.

Përdorimi i telefonit me orë të tepruara, postura e gabuar dhe stili i jetesës moderne ka ndikuar ndjeshëm në shtimin e qytetarëve që vuajnë nga dhimbjet e qafës.

Lidhur me këtë problem kaq shumë të përhapur foli në studion e emisionit “7 pa 5” fizioterapisti Endrit Mone. Fizioterapisti tha se për të evitur problemete me qafën duhet që të mbajmë një qendrim të drejtë të trupit, sidomos kur qendrojmë me orë të tëra ulur në një karrige para kompjuterit.

Ai tha se në kur ulemi në karrige shpina duhet të qendrojë sa më afër mbështetëses dhe se ekrani i kompjuterit duhet të mos jetë as shumë afër, e as shumë larg.

Sakaq fizioterpaisti theksoi se nuk ka një posturë universale për të gjithë se si duhet të mbajm qafën, pasi gjithësecili ka një strukture ndryshe të trupit dhe nevoja të specifikuara.  Por ajo që duhet bërë nga të gjithë është qendrimi sa më drejt.

Ai tha se duhet të mbajmë një posturë ne qendrimin e “pikëccuditjes dhe jo të pikëpyetjes”.

Fizioterapisti renditi edhe disa nga profesionet ku individët rrezikojnë më shumë të shfaqin probleme me qafën:

“Profesionet që rrezikojnë më shumë janë ekonomistëtë, IT , personat që qendrojnë gjatë gjijthë kohës ulur para një kompjuteri, personat që shkruajnë dhe pikturojnë, moderatorët, fizioterapistët, dhe shoferët, sidomos ata që drejtojnë kamione për orë të gjata”, tha fizioterapisti./vizionplus.tv/