
Dhjetëra njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan pasagjerësh u rrëzua me 67 persona në bord në Kazakistan.
Autoritetet në Azerbajxhan, ku nisi fluturimi, thonë se kishte të paktën 30 të mbijetuar.
Fluturimi J2-8243 i Azerbajxhanit Airlines mori flakë teksa tentoi të bënte një ulje emergjente pranë qytetit të Kazakistanit Aktau.
Avioni ishte në rrugë për në Grozny në Rusi, por u devijua për shkak të mjegullës, tha linja ajrore për BBC.
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit dhe policia në Kazakistan ka nisur hetimet.
Mediat më herët raportuan se avioni ndryshoi rrugëtimin e tij për shkak të mjegullës në Grozni.
Sipas agjencive lokale të lajmeve, pasagjerët ishin shtetas të Azerbajxhanit, Kazakistanit, Kirgizisë dhe Rusisë.
Tags: Kazakistanrrëzimi i avionitViktima