Grupi i militantëve Hezbollah ka lëshuar dhjetra raketa Katyusha nga jugu i Libanit drejt Galileo, në veri të Izraelit.
Sirenat janë aktivizuar në vendbanimet Dafna, Snir, Hagoshrim, Dan dhe në vendbanime të tjera.
Në Izrael është vënë në funksion sistemi Iron Dome, (sistem i lëvizshëm izraelit i mbrojtjes ajrore i zhvilluar nga Rafael Advanced Defense Systems dhe Israel Aerospace Industries) që neutralizon pjesën më të madhe të raketave.
Sipas njoftimeve për shtyp nga autoritetet izraelite, nuk raportohet për të lënduar apo dëme.