Doriaj Aliaj nga autorët që mori pjesë në dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme në Tiranë, ka treguar se kush ishte porositësi i sulmit. Aliaj tregon para hetuesve se sulmi është porositur nga Dritan Nano dhe autorët e tjerë e kanë kryer porosinë për miqësi.
Aliaj ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave të kontratës për pronën. Më tej ai është shprehur se kishin si qëllim vetëm ta frikësonin avokatin, por nuk e kishin menduar se situata do të bëhej kritike. Sakaq në dëshminë e tij të dhënë më herët Dritan Nano, ka hedhur poshtë akuzat dhe ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit.