Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dhuna në Kuvend, reagon Ambasada amerikane

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar për dhunën e përdorur sot në Kuvend mes pjesëtarëve të Qeverisë Kurti dhe deputetëve të PDK-së,

Ai shkruan se dhuna nuk është kurrë një mjet për të shprehur mosmarrëveshjet.

“Keqardhje të shohësh se cka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Do të dëshiroja të mos më binte ta them këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje”, ka shkruar Hovenier.

Ambasadori thotë se është normale të ketë dallime të forta në demoraci, por ato duhet zgjidhur në formë tjetër.

“Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen nëpërmjet diskursit – një qëllim themelor i legjislaturës së çdo demokracie”, thuhet në postimin e Hovenierit.