Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dhunimi i tre shqiptarëve në Mal të Zi, dyshohet se 8 autorët ishin serbë nga Bosnja

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Herceg Novi të Malit të zi, ku 3 shqiptarë janë dhunuar barbarisht nga 8 persona të veshur me uniforma ushtarake.

Tete autorët dyshohet se janë serbë nga Bosnje Hercegovina, teksa sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ata i kanë dhunuar pasi i kanë dëgjuar të flasin shqip.

Autorët mesohet se janë arrestuar. Ndërkohë mosha e të dhunuarve thuhet se është rreth 25 vjeç.