Një granatë e dhënë si dhuratë për ditëlindje ka hedhur në erë dhe ka vrarë një ushtar ukrainas. Majori, 39 vjeç, ishte kthyer në banesën e tij me dhurata e mbledhura nga kolegët e tij, kur po i hapte në shtëpi me djalin granata shpërtheu, duke lënë të plagosur rëndë edhe djalin 13 vjeç.
Vëmëndja mediatike dhe jo vetëm është përqëndruar në luftën mes Izraelit dhe forcave të Hamas në Gaza. Ndërsa lufta në ukrainë vijon të marr jet njërzish, civil, ushtarë dhe fëmijë.
Një granatë e dhënë si dhuratë për ditëlindje ka shpërthyer dhe ka vrarë një ndihmës të ngushtë të kreut të forcave të armatosura të Ukrainës. Viktime ka mbetur Majori Hennadiy Chastyakov, 39 vjeç, dhe është plagosur rëndë djali I tij 13 vjec.
E gjithë ngjarja ka ndodhur kur majori pasi ka marr dhuratat e kolegëve ka shkur në banes, per ti hapur ato së bashkë me djalin, por mes disa dhuratave, një pako e zbukuruar, kishte granatën, që sapo është hapur, e ka hedhur në erë 39 vjecarin.
Shpërthimi është cilësuar si një “aksident tragjik” dhe ministri i bëri thirrje publikut që të presë rezultatin e një hetimi zyrtar. Policia tha se shpërthimi në banesën e familjes në Chaiky në periferi perëndimore të Kievit kishte qenë “si rezultat i trajtimit të pakujdesshëm të municioneve”.
Vdekja e tij është pengesa e fundit për ushtrinë ukrainase, pasi një sulm me raketë vrau 19 ushtarë në një sulm rus në një ceremoni çmimesh pranë vijës së frontit në rajonin jugor të Zaporizhzhia.